E Martë, 3 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Tiranë këtë të shtunë (16 mars). Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se 38-vjeçari u kap në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.         

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›