Deda: Berisha hesht pr skandalet korruptive

Deputeti Eltar Deda permendi pasurimin me 1.8 milion euro të ministrit Dritan Prifti dhe marreveshjet koncensionare prej 4 miliard dollaresh te deputetes Albana Vokshi.
Per keto dhe te tjera ceshtje, opozita kritikoi heshtjen e kryeministrit duke thene se ai e ben kete pasi eshte vete i perfshire.
“Ne nuk kemi dëgjuar as edhe një fjalë të vetme nga Kryeministri, megjithëse këto afera kanë ndodhur pak hapa larg zyrës së tij, e me vetë firmën e tij. Dy janë arsyet e mundshme të kësaj heshtjeje që pranon fajin, pra përfshirjen e Sali Berishës në aferat e njerëzve të tij. Ose Kryeministri është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pasurimin korruptiv të pushtetarëve e fëmijëve të tij në kurriz të qytetarëve. Ose ai vetë është aq i kapur nga korrupsioni në familje sa nuk guxon të hapë kutinë e Pandorës të korrupsionit në qeverinë që ka zgjedhur vetë e sot drejton. Paratë e Argitës, 1 milionë e gjysmë eurot e Priftit e 4 miliardë dollarët e Vokshit flasin për kapje të shtetit”, tha Deda.