E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Hetim të plotë Arben Imamit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, reagon pas skandaleve të fundit të publikuara në media mbi punën e Ministrisë së Mbrojtjes. Duke iu referuar akuzave për përgjime ndaj opozitës dhe diplomatëve ndërkombëtarë, Biberaj tha për Vizion Plus, se ky është një megaskandal që duhet hetuar thellësisht. Ditët e fundit janë publikuar dokumente mbi mënyrën sesi shkelen procedurat dhe ligjet në Ministrinë e Mbrojtjes, duke nisur që nga blerja e pajisjeve të përgjimit vetëm dy dite para ngjarjeve te 21 Janarit, përdorimi i mjeteve te ushtrisë për festen e 22 Marsit te PD-se, abuzime me shitjen e objekteve ne pronësi te Forcave te Armatosura, fondet, apo edhe me gradimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›