E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët paralajmërojnë nisjen e grevave në shtator

Nëse qeveria nuk do të ngrejë një task-forcë të posacme për të riparë të gjitha licensat dhe kontratat koncensionare për galeritë e minierave, Konfederata e Sindikatave paralajmëron nisjen e një tjetër greve nga minatorët.

Kreu i Konfederatës, Kol Nikolla thotë se duhen rishikuar të gjitha projektet e kërkimit dhe shfrytëzimit në miniera, për ti realizuar ato sipas standarteve të duhura teknike. Në të kundërt paralajmëron Nikolla, në shtator do të nisin greva pa afat, raporton Ora News.

Kreu i Sindikatave ka denoncuar situatën e vështirë në të cilën përballen cdo ditë minatorët, ku si pasojë në vazhdimësi po humbin jetën minatorët që punojnë në këto galeri. Si pasojë e këtyre kushteve vetëm një ditë më pare, tha Nikolla,ka humbur jetën një minator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›