Biberaj: Jemi të hapur për ish-krerët e PD në FRD
TIRANË- Aleksandër Biberaj, një nga anëtarët e këshillit drejtues të partisë së re, Fryma e Re Demokratike, thekson se tashmë në këtë parti janë anëtarësuar mjaft njerëz, dhe si pjesë të rëndësishme të këtij procesi ai thekson faktin e anëtarësimeve të të rinjve. Sipas tij, në këtë parti, nuk është e thënë se nuk do të futet figura historike të PD-së, që e mbështesin këtë parti, por nënvizon se historia mbetet për historianët, ndërsa politika për politikanët.
Ende pa u miratuar programi i tyre politik nga forumet drejtuese të partisë, Biberaj shton se përfaqësimi i dy shtresave të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, të cilët vuajtën gjatë komunizmit, por edhe gjatë tranzicionit, kërkon vullnetin dhe dëshirën e duhur, që duket ka munguar dhe që e ka pikërisht kjo parti e re. Sa i takon përcaktimit që i bëhet kësaj partie si "partia e Topit", ish-deputeti demokrat thekson se kjo do të jetë e para parti që s'do të jetë e individëve, por e të gjithëve.
"Sa për kuriozitet të anëtarësuarit deri tani kanë përbërje heterogjene, shtrirje mbarëkombëtare gjeografike, dhe mosha të ndryshme, por shumica e tyre u përkasin datëlindjeve 1982-1992, pra i përkasin 20-30 vjeçarëve, moshë kjo që përbën edhe katalizatorin e shoqërisë shqiptare, por njëkohësisht edhe pjesën maxhoritare të popullsisë. Krahas të rinjve të pa-angazhuar deri tani në politikë janë anëtarësuar edhe demokratë që kanë dhënë kontribute të çmuara për demokracinë shqiptare gjatë këtyre 22 viteve të tranzicionit, demokratë të cilët natyrisht janë shumë të mirëpritur në FRD. Parë në këtë këndvështrim çdo
demokrat që ka kontribuar për demokraci, është i mirëpritur në FRD, dera mbetet e hapur për ta, pavarësisht nëse kanë qenë përfaqësues të forumeve drejtuese, apo thjesht anëtarë të PD-së.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)