Skandali- Zv/Ministrja e Arsimit Nora Malaj, drejtuese tek Kristal
Tiranë- Ministria e Arsimit jo vetëm ka qenë dhe është në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur e ndodh në Universitetin Kristal, por tashmë mësohet edhe se përse është heshtur. Kristal ka ditur të joshë më së miri zyrtarët për të siguruar heshtjen e tyre. Gazeta IDEA, në vijim të investigimit mbi këtë çështje, ka zbuluar se vetë zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj, është një nga drejtuesit e këtij universiteti. Që prej vitit 2008 deri më sot, ajo është dhe Shefe e Departamentit të Psikologjisë-Sociologjisë në Universitetin Kristal.
Këtë fakt zonja Malaj e pohon edhe vetë në CV-në e saj depozituar në Ministrinë e Arsimit. Në kapitullin e eksperiencave të punës, zonja Malaj përfshin ndër të tjera edhe universitetin Kristal.
..
EKSPERIENCAT E PUNËS
1987-1992 Redaktore shkencore, në Sektorin e enciklopedisë, në Shtëpinë botuese Enciklopedike, Tiranë
1992-1997 Mësuese në gjimnazin Qemal Stafa, Tiranë
1998-2002 Drejtuese në gjimnazin Qemal Stafa, N/drejtore
2002 – 2005 Kryetare e Komitetit për Mundësi të Barabarta, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale
2005 – 2008 Drejtues në Institutin e Monumenteve të Kulturës, N/drejtore
2008 në vazhdim Shefe e departamentit të psikologjise- sociologjisë, universiteti jo publik Kristal, Tiranë
2005 – 2006 Pedagoge e jashtme në Universitetin e Shkencave sociale, Elbasan, dega letërsi2006 – 2008 Pedagoge e jashtme në Universitetin Luarasi, Tiranë
2004-2006 Pedagoge e jashtme dhe bashkëpunëtore e Universitetit të Europës Juglindore, Maqedoni, Tetovë
Kjo mund të dëshmohet edhe në linkun e mëposhtëm, ku kushdo mund të bëjë verifikimin që zonja Malaj është e punësuar në këtë universitet.
(C.V. e saj online) http://www.facebook.com/l/
Ky është padyshim një nga konfliktet më të hapura të interesit. Kjo është njësoj sikur zëvendës ministri i Transporteve të ishte drejtues në një kompani ndërtimi rrugësh dhe më pas të dërgohej për të kontrolluar cilësinë e punimeve të saj.
Por, përtej kësaj, më e pakta që duhej të kishte bërë zëvendës ministrja e Arsimit, ishte dorëheqja nga ministria, ose se paku nga shkolla ku ajo punon, pasi ajo u përfshi nga skandali i shitjes së diplomave.
Por investigimi ynë na tregon se edhe dy nga tre ekspertët që rrëzuan ekspertizën e ekpertit amerikan për videon Meta-Prifti, në Gjykatën e lartë, janë sërish staf i këtij universiteti. Ardian Pollo, (shef i Departamentit të Elektronikës në Universitetin Kristal) dhe Ermal BEQIRI, (drejtor i Teknologjisë së Informimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe pedagog informatike në Universitetin Kristal.
Mashtrimi me emrin Universitet
Ka një spekullim gjigand që në krye të herën me këtë biznes. Vetëm 4 nga të gjithë shkollat e larta private në Shqipëri mund të quhen universitete. Janë vetëm ato që kanë marrë të drejtën të kryejnë specilizimin e nivelit Master, ndërsa të tjerët quhen të gjithë Institucioni i Lartë Arsimor. Pra, këto ILA nuk kanë as të drejtë ta shkruajnë në dokumentin që lëshojnë në formën di diplomës emrin Universitet. E megjithatë e bëjnë dhe askush nuk i penalizon për këtë gjë.
Më herët gazeta IDEA, www.gazetaidea.com publikoi faktin se pranë këtij universiteti ishin diplomuar për drejtësi pesë deputete, dy nga të cilët e kishin marrë diplomën vetëm për një vit.