E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Jo me monitorim nga KE

Zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj, ne mbledhjen e djeshme te Komitetit te Monitorimit te KE-se kerkoi kalimin e Shqiperise ne fazen post-monitorim. Ne mbledhjen e zhvilluar ne Kiev, te Ukraines, kjo ide e Biberajt eshte argumentuar me faktet se ka nje ecuri pozitive te reformave ne Shqiperi, me marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, si dhe mundesine per hapjen e negociatave per anetaresim me BE vitin tjeter. Duke folur per progres-raportin e monitorimit te Asamblese Parlamentare te KE-se, lidhur me funksionimin e institucioneve demokratike ne Evrope, deputeti i PD-se, Biberaj, eshte perqendruar ne progresin e bere dhe ecurine e reformave ne Shqiperi. Ai ka nenvizuar klimen e mire politike qe ekziston ne Shqiperi, si dhe rritjen e bashkepunimit ndermjet mazhorances dhe opozites, gje qe ka sjelle edhe rritjen e rolit te Parlamentit ne jeten politike dhe ne kryerjen e ketyre reformave. Ne kete kontekst, zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, deputeti i PD, Biberaj, ka deklaruar se Shqiperia e ka kaluar fazen e monitorimit, dhe eshte ne gjendje te eksportoje vetem siguri dhe garanci per veten dhe per tere rajonin, ne kuader dhe te integrimit ne strukturat euroatlantike. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›