E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: KQZ, pergjysme me PD, te shtatin Presidenti

Oli Xhilaga

Organizimi dhe funksionimi i Komisionit Qendror Zgjedhor do te jete i percaktuar ne Kodin e ri Elektoral. E kjo ishte nje nga ndryshimet kushtetuese mbi sistemin zgjedhor te miratuara pak kohe me pare nga Kuvendi. Por, me sa duket, menyra se si do funksionoje dhe si do te organizohet ky institucion, pritet te sjelle mjaft debat mes partive politike. Burime prane selise roze bejne me dije se nje nga variantet qe parapelqehet dhe qe do te kerkohet te diskutohet me Partine Demokratike, do te ishte ai i nje perberjeje te re me me pak anetare, por qe padyshim vetem dy partite kryesore te jene te perfaqesuara ne KQZ. Kjo do te sillte mjaft peshtjellim dhe do te krijonte mjaft pakenaqesi mes dy forcave kryesore dhe partive te vogla parlamentare. Nderkohe paraprakisht, kupola roze eshte e mendimit qe Komisioni Qendror Zgjedhor te perbehet nga 7 anetare, 3 anetare te jene te Partise Socialiste, 3 te asaj Demokratike dhe anetari i shtate te zgjidhet nga Presidenti, ose nga gjykata, permes shortit. Ne fakt, nje formule e tille do te ishte e pelqyeshme per seline roze, por e gjitha varet nga qendrimet qe do te mbaje pala kundershtare ne diskutimet qe priten te nisin se afermi mbi hartimin e kodit te ri elektoral, ku pjese e tyre eshte pikerisht dhe menyra e funksionimit te KQZ-se. Tashme eshte mese e qarte se do te kete nje ristrukturim te tij, pasi nuk eshte me e sanksionuar ne Kushtetute, por gjithmone dakordesia mes PD-PS eshte vendimtare. E, me sa duket, ajo qe eshte rene dakord paraprakisht mes tyre eshte fakti qe KQZ-ja te funksionoje me formule te re te anetareve te saj. Aktualisht, ne perberjen e tij, institucioni i zgjedhjeve perfshin 9 anetare, 5 anetare jane te mazhorances dhe 4 te opozites parlamentare. Por, pare me perkatesi politike, dy anetare perfaqesojne grupimet e dyta parlamentare, Levizjen Socialiste per Integrim dhe Partine Republikane. Madje, me iniciative te LSI-se u ndryshua perberja e meparshme e KQZ, duke kaluar nga 7 anetare qe ishte me pare ne 9 anetare ne zgjedhjet lokale te vitit 2007. Qe perpara afrimit te ketyre zgjedhjeve, LSI-ja insistoi fort ne ndryshimin e kesaj formule, duke kembengulur qe vetem me nje perfaqesim te tille te formacioneve politike ne LQZ, mund te krijohet besueshmeri ne kete institucion. Njekohesisht, pranimi i kesaj kerkese u shoqerua me mjaft debat mes paleve, gje qe le te kuptosh se cili do te jete reagimi i ketyre partive ne rast se do te vendoset ne menyre perfundimtare ky lloj perfaqesimi, qe kerkohet nga Partia Socialiste, edhe pse ende jo ne menyre zyrtare. Madje, paraprakisht, eshte bere me dije dhe eshte deklaruar qendrimi i partive te vogla te spektrit te majte mbi kete ceshtje, te cilat kane paralajmeruar moslejimin e aplikimit te nje numri me te vogel anetaresh ne KQZ. Ashtu sikunder nuk do te pranojne qe te mos jete e perfaqesuar asnje parti e dyte ne kete institucion kaq te rendesishem, sa i takon procesit zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›