E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Shqiperia, rol moderator per paqen ne rajonin e Ballkanit

Presidenti i Asamblese se Kombeve te Bashkuara, Srgjan Kerim, i cili ndodhet ne Tirane per nje vizite zyrtare, zhvilloi dje takime me Presidentin Bamir Topi e Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kerim vleresoi perparimin e ndryshimet ne Shqiperi, duke nenvizuar marrjen e fteses per ne NATO, si dhe rrugen drejt Bashkimit Evropian. Gjate takimit me kreun e shtetit, Topi, ai ndali te roli i rendesishem dhe moderator qe vendi yne po luan ne Ballkan per ruajtjen e paqes dhe qendrueshmerise afatgjate. Ndersa Presidenti Topi u ndal te puna qe bashkesia kombetare ka bere per ruajtjen dhe forcimin e metejshem te paqes e sigurise apo ne respektimin e te drejtave dhe lirive te njeriut. Presidenti Topi e njohu me zhvillimet me te fundit dhe reformat e ndermarra ne Shqiperi, me qellim vendosjen e shtetit ligjor, konsolidimin e demokracise dhe institucioneve dhe zhvillimin ekonomik, te mundesuara edhe nga klima e mire e bashkepunimit pozite-opozite dhe theksoi arritjet ne rrugen integruese te vendit tone per ne strukturat euroatlantike dhe ne Bashkimin Evropian. Kreu i shtetit gjithashtu vleresoi bashkepunimin e vlefshem e te frytshem te Shqiperise me Organizaten e Kombeve te Bashkuara edhe ne kuader te nismave dhe projekteve specifike sic ishte projekti "Nje OKB". Ndersa gjate takimit me Kryetaren Topalli, Kerim u shpreh se Parlamenti eshte shtylla kryesore e nje shteti. "Ndaj dhe OKB-ja ka si strategji te saj te rrise bashkepunimin me parlamentet e vendeve anetare mbi cdo ceshtje, politike, ekonomike mbi investimet apo mbi ndryshimin klimaterik", u shpreh Kerim. Kryetarja Topalli dhe Kerim diskutuan mbi iniciativen "Nje OKB", ku Shqiperia eshte perzgjedhur si nje vend pilot, si dhe mbi mundesite e rritjes se bashkepunimit ne ceshtje konkrete te sfidave te mijevjecarit. Nderkohe qe nuk akne munguar vleresimet per ecurine e Shqiperise ne realizimin e reformave integruese, qe do te pershpejtojne dhe anetaresimin ne strukturat euroatlantike. R.R

Bashkepunimi per te drejtat e grave

Shqiperia do te bashkepunoje me Kombet e Bashkuara per ceshtje te rendesishme si mbrojtja e femijeve, grave dhe dhunes ne familje. Kjo u arrit gjate takimit qe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pati dje dhe me perfaqesuesen e Kombeve te Bashkuara ne Tirane, Gulden Turkoz. Kjo e fundit e vleresoi Kryetaren per nismat e marra ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve dhe grave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›