E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja greke, Bakojanis viziton në shkurt Tiranen

Kjo do të shënojë edhe vizitën e dytë të saj në vendin tonë brenda një periudhe shumë të shkurtër.Kjo vizitë zhvillohet menjëherë pas ratifikimit të MSA-së nga BE-ja, dhe pas miratimit të vendeve të varreve nga qeveria shqiptare. 

ATHINE- Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis pritet të zhvillojë një vizitë tjetër në Shqipëri në fillim të muajit shkurt. Kjo do të shënojë edhe vizitën e dytë të saj në vendin tonë brenda një periudhe shumë të shkurtër. Në vizitën e parë të realizuar në muajin mars të vitit të kaluar, Bakojanis premtoi se Greqia, si anëtare e NATO-s, do ta mbështesë Shqipërinë që të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit, i cili do të mbahet në fillim të prillit. Para se të vizitojë Shqipërinë, Bakojanis do të vizitojë Malin e Zi. Kjo vizitë zhvillohet menjëherë pas ratifikimit të MSA-së nga BE-ja, dhe pas miratimit të vendeve të varreve nga qeveria shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›