Komisioni i Integrimit: S’jemi gati për në BE
Nga Darina Tanushi
Kuvendi nuk i vendos asnjë afat qeverisë për aplikimin. Meta bën kritikat për rezolutën, PS shton të tjera kërkesa.“Qeveria të paraqesë një program pune”
TIRANE-Komisioni parlamentar i Integrimit bëri dje të tjera ndryshime në rezolutën që nxit Qeverinë shqiptare të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Dy deputetët socialistë, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, propozuan që në rezolutë të shtohen edhe disa kërkesa për punën e Qeverisë. Qeverisë i kërkohet në rezolutë që “përpara se të paraqesë aplikimin për të kaluar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, të hartojë dhe t’i paraqesë Kuvendit një program pune me afate konkrete dhe rezultate të matshme, në të cilin duhet të adresohen të gjitha çështjet që lidhen me infrastrukturën dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 28 qershor 2009". Po kështu, kërkohet nga qeveria “forcimi i kapaciteteve administrative për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Associimit dhe të detyrimeve të Marrëveshjes Interim; intensifikimi i luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave; adresimi i detyrimeve në kuadër të procesit të liberalizimit të plotë të vizave me vendet e BE-së; respektimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor, të drejtës së pronës dhe lirisë së mediave”.
Kreu i këtij komisioni, Ilir Meta deklaroi se ndryshimet e bëjnë rezolutën më angazhuese, ndërsa deputeti demokrat, Genc Juka u shpreh se ndryshimet e pasurojnë rezolutën për aplikim në Bashkimin Europian me terma teknike. “Qeveria është e angazhuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, - u shpreh Juka. Kryetari i komisionit, Ilir Meta shprehu mbështetjen për qeverinë në bërjen e kërkesës, por tha se “ky nuk është një moment i favorshëm për Shqipërinë për të aplikuar”. Në rast se kjo kërkesë bëhet, sipas Metës, politika shqiptare duhet t’i ofrojë garanci Bashkimit Europian. “Momenti në të cilin mund të paraqitet kjo kërkesë e Shqipërisë nuk është një moment shumë i favorshëm, as në planin ndërkombëtar, as në vetë planet e BE-së. Prandaj, është e rëndësishme që jo vetëm të paraqesim një kërkesë, por një rezolutë e cila, BE-së t’i krijojë jo vetëm ndjesinë që Shqipëria të fitojë këtë status dhe të anëtarësohet, por edhe që Parlamenti i Shqipërisë është shumë i ndërgjegjshëm për sfida”, - tha Meta. Ndërsa, socialisti Gramoz Ruçi tha para miratimit të variantit të ndryshuar se, “varianti i paraqitur nuk adreson së pari detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Ekzekutivi shqiptar, përpara se të paraqesë kërkesën për fitimin e statusit të vendit kandidat për në BE, t’i paraqesë Kuvendit një program pune me afate konkrete dhe me rezultate të matshme, veçanërisht për disa gjëra esenciale, për të cilat vendi ynë vëzhgohet, monitorohet dhe i ka si kërkesa prioritare për Shqipërinë, siç është infrastruktura e zgjedhjeve”, - tha Gramoz Ruçi. Ndërsa, deputeti socialist, Taulant Balla kërkoi që qeveria të hartojë një plan përpara kërkesës për anëtarësim, ku të përfshijë angazhime konkrete për zgjedhjet. “Qeveria duhet të garantojë lirinë e mediave dhe pavarësinë e gjyqësorit”, - u shpreh Balla. Projektrezoluta që pritet të votohet të hënën parashikon që qeveria të raportojë në Kuvend për ecurinë e negociatave, para se të paraqesë aplikimin në BE.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)