E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni në vendin e 89 në indeksin e globalizimit

Instituti me selinë e tij në Zvicer në hulumtimet e tij vlerëson shkallën e globalizimit ekonomik, shoqëror dhe politik. Në listën e përbërë prej 156 shteteve, të përfshira në këtë hulumtim, Shqipëria radhitet dhjetra vende larg shteteve të tjera të rajonit. 

CYRIH-Shqipëria renditet në vendin e 103 sipas indeksit të globalizimit për vitin 2009, të shpallur nga instituti zviceran për ekonomi KOF.
Instituti me selinë e tij në Cyrih të Zvicrës tradicionalisht në hulumtimet e tij vlerëson shkallën e globalizimit ekonomik, shoqëror dhe politik. Në listën e përbërë prej 156 shteteve, të përfshira në këtë hulumtim, Shqipëria radhitet shumë vende larg shteteve të tjera të rajonit.
Në kuadër të rajonit të Evropës Juglindore, shkallën më të lartë të indeksit të globalizimit e ka Sllovenia që gjendet në vendin e 20, Kroacia në vendin e 25, Bullgaria në vendin e 39, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 43, Maqedonia në vendin e 89 dhe Shqipëria në vendin e 103. Edhe këtë vit kryeson Belgjika, duke qenë para Holandës, Austrisë, Irlandës dhe Suedisë. Në fundit të listës të këtij hulumtimi janë Bangladeshi, Nepali, Sudani dhe Taxhikistani.
Me globalizim ekonomik nënkuptohet qarkullimi i parave, kapitalit dhe transaksioneve, shpërndarja e ideve, informacioneve dhe interaksioni mes njerëzve nga vende të ndryshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›