Opozita Qeveria shkeli 7 here Kushtetuten per pushtetin vendor
Partia Socialiste hap diskutimin programor mbi pushtetin vendor. Tryeza e mbledhur dje me pjesemarrjen e kreut Edi Rama drejtuesit te grupit parlamentar dhe presidentit te Asamblese Kombetare Gramoz Ruci sekretarit per programin Ilir Beqja atij per pushtetin vendor Bashkim Fino dhe te zgjedhurve socialiste ne komuna e bashki ka marre ne shqyrtim problematiken e cila ne fjalet e Edi Rames konstatohet si degradim. Ai ka mbajtur nje diskutim te gjate perqendruar kryesisht ne planin politik dhe ne marredheniet mes pushtetit qendror dhe atij vendor. Sipas Rames politika e qeverise se Sali Berishes ka sjelle rrenimin e profilit te pushtetit vendor dhe te te drejtave te tij. Thene ndryshe nga nje autonomi reale sipas tij jemi ne kushtet e centralizimit dhe autonomise formale. Politikat e ndjekura ne raport me pushtetin vendor kane synuar vetem nje gje ngushtimin e vazhdueshem te hapesirave te krijuara nga Kushtetuta dhe Karta Europiane e autonomise vendore per autonomine vendore ne Shqiperi. Ligjet e amenduara dhe riamenduara ne raport me ekzigjencat e pushtetit vendor ne Shqiperi kane treguar vetem synimin per te ngushtuar sferen e kompetencave te pushtetit vendor tha Rama. Ne vleresimin e tij nisur edhe nga pervoja personale si kryebashkiak kjo politike e ndjekur kane rrjedhur nje sere pasojash qe kane te bejne me administrimin e territorit mjedisit por edhe ne raportet e permbysura mes qeverise dhe njesive vendore. Nderkohe sekretari per pushtetin lokal Bashkim Fino ka nenvizuar se programi i PS-se ne kete drejtim ka per synim rikthimin e nje autonomie reale e cila eshte atrofizuar ne keto vite te qeverisjes demokrate kryesisht permes mekanizmit te ngushtimit financiar. Prezantimin me te zgjeruar gjithsesi e ka bere kreu i Bashkise se Pogradecit Artan Shkembi i cili ne formen e nje tabele ka renditur thuajse te gjithe gamen e problemeve qe vuan sot pushteti lokal. Cenimi i legjislacionit me shkeljen nga qeveria 7 here te Kushtetutes keqadministrimi i territorit ku bie ne sy nje kritike per ndarjen e tanishme territoriale problemet me decentralizimin financiar ku Shkembi eshte ndalur te seria e kufizimeve qe qeveria i ka bere pushtetit lokal per te vijuar me centralizimin keqperdorimin e granteve dhe transferimin e deshtimeve te qeverise ne njesite administrative kane qene kapitujt e referuar nga kreu i Bashkise se Pogradecit. Ai ka referuar se per te gjitha keto ka raporte te aktoreve europiane qe mbulojne problematiken ne fjale e qe e bejne prezent problemin. Me interes ka qene ajo cfare sugjeron PS-ja ne kete drejtim. Decentralizim real financa dhe kompetenca pjesemarrje e komunitetit autonomi dhe partneritet me qeverisjen vendore rritje e rolit te keshillave bashkiake komunale dhe qarqeve qe sipas PS-se duhet te lidhen si hallke me hartimin e planit te pergjithshem kombetar e planeve te zhvillimit rajonal dhe nje model i ri zhvillimi ekonomik social e urban.