100 per nje nate seks me greken ne Mirdite arrestohen tutoret

TIRAN- Dy vellezer nga Mirdita dhe nje person tjeter nga Lezha per disa muaj me radhe kane shfrytezuar nje te mitur greke per prostitucion ne Lezhe dhe Tirane. Policia arreston nje nga vellezerit e akuzuar tjetri ndodhet i arrestuar ne Greqi ndersa nje person tjeter i dyshuar si bashkepunetor i tyre u mor i pandehur nga Prokuroria e Krimeve te Renda per te njejten ceshtje ndersa dyshohet se ka bashkepunuar me te arrestuarin nga policia shqiptare.
Lek Picaku 49-vjec nga Mirdita u arrestua te henen nga Policia e kryeqytetit me akuzen e shfrytezimit te femrave per qellime prostitucioni ne bashkepunim ne rrethana renduese. Per vellain e Lek Picakut Agron Picakun policia ka kryer shpalljen e tij ne kerkim por burimet thane se ai eshte arrestuar nga policia greke per te njejten histori pak dite me pare. Bashke me Lek Picakun arrestuar nga zyra e Antitrafikeve policia shoqeroi per disa ore dhe mori ne ndjekje penale me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda Kujtim Frrokun 32-vjec nga fshati Tale i Lezhes i dyshuar si bashkepunetor i vellezerve Picaku ne trafikimin dhe shfrytezimin e 21 vjecares greke nga qyteti i Selanikut.
Vajza erdhi ne Shqiperi sipas hetuesve per te kryer nje martese fiktive me vellain e Agron Picakut me qellim qe ai te perfitonte leje qendrimi greke dhe dokumente te tjera. Sapo erdhi ne Shqiperi ajo u detyrua te ushtroje prostitucion per shkak te dhunes se Lek Picakut. Pas me teper se tre muajsh grekja vendosi te denoncoje shfrytezimin nga Lek Picaku. Ne fillim te janarit ajo denoncoi historine e saj dhe mashtrimin e Lek Picakut vellait te ketij te fundit si dhe bashkepunetorin tjeter te tyre Kujtim Frrokun.
Vajza iu pohoi hetuesve te zyres se Antitrafikut te Policise se Tiranes se kishte ardhur ne Shqiperi pas kerkeses se Agron Picakut nga Mirdita me te cilin ishte njohur virtualisht nepermjet rrjetit social Facebook. Pas denoncimit te vajzes nga Selaniku policia e kryeqytetit referoi denoncimin e saj ne Prokurorine e Krimeve te Renda e cila menjehere nisi kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale si dhe mbledhjen e provave te ndryshme nepermjet mjeteve te posacme te hetimit.
Ne pak kohe hetuesit gjeten prova ku perfshiheshin tre persona dy vellezerit Lek dhe Agron Picaku si dhe Kujtim Frroku. Pak jave pas hetimit Prokuroria e Krimeve te Renda dergoi ne gjykate kerkesat per arrestimin e tre te dyshuarve ndersa sipas saj nen hetim jane edhe persona te tjere. Pas shqyrtimit te kerkesave dy dite me pare Gjykata e Krimeve te Renda vendosi masat e arrestit ne mungese per Agron Picakun vellain e tij Lek Picakun si dhe ndjekjen ne gjendje te lire te Kujtim Frrokut.
Pas nxjerrjes se urdher arresteve policia kreu ekzekutimin e arrestit te Lek Picakut ndersa njekohesisht me te policia greke mesohet se arrestoi ne Selanik te Greqise Agron Picakun i cilesuar si organizatori i gjithe historise se mashtrimit dhe trafikimit te grekes 21 vjecare. Policia nuk dha detaje te tjera mbi persona te tjere te dyshuar por tha se per te akuzuarit kishte gjetur prova te plota qe perfshinin ata ne historine e mashtrimit trafikimit dhe shfrytezimit te vajzes nga Selaniku.
Trafikimi pas kerkeses per nje martese me pagese
Ne muajin tetor te vitit te kaluar grekja emri i te ciles nuk behet i ditur vendosi te vinte ne Shqiperi pas kerkeses se Agron Picakut per te bere nje martese fiktive me te vellain e ketij te fundit ne Shqiperi me qellim qe ai te fitonte dokumentet greke dhe nje leje qendrimi. Grekja disa muaj me pare ishte njohur me Picakun ne Selanik dhe kishin miqesi te forte mes tyre.
Ne muajin tetor Agroni i kerkoi vajzes nga Selaniku kundrejt nje pagese te majme te nisej per ne Shqiperi per te vene nje kurore fiktive martese me te vellain e tij. Pasi kishin rene dakord per pagesen qe do te kryhej grekja vendosi te udhetonte ne drejtim te Mirdites per te kryer procedurat e marteses ne bashkine e Mirdites me vellain e Agronit. Nepermjet pikes se kalimit kufitar te Kapshtices vajza greke ka kaluar ne Shqiperi dhe me pas ne Mirdite. Atje eshte takuar me vellain e Agronit Lek Picakun.
Por ne vend qe te behej martesa e parashikuar sipas marreveshjes me vellain e Agronit grekja nga Selaniku eshte detyruar te ushtroje prostitucion ne vende te ndryshme te qyteteve te Lezhes dhe Mirdites. Burimet e policise thane dje per Shekullin se vajza ishte shfrytezuar per rreth tre muaj nga Picaku ndersa per te personat qe donin te kishin nje marredhenie seksuale duhej te paguanin jo me pak se 100 euro.
Te akuzuar
Lek Picaku 49-vjec nga Mirdita i arrestuar ne Shqiperi
Agron Picaku 35-vjec nga Mirdita i arrestuar ne Greqi
Kujtim Frroku 32-vjec nga fshati Tale i Lezhes hetohet ne gjendje te lire
3 persona jane marre te pandehur nga Prokuroria e krimeve te Renda ne Tirane per mashtrimin trafikimin dhe shfrytezimin per prostitucion te vajzes 21 vjecare nga Selaniku i Greqise.
3 muaj eshte shfrytezuar per prostitucion ne Shqiperi 21 vjecarja nga Selaniku qe nga muaji tetor i vitit te kaluar kur kaloi kufirin ne piken e kalimit Kufitar ne Kapshtice per te mberritur ne Mirdite.
100 euro paguhej tutori i vajzes se trafikuar nga Greqi per te pasur ne shtrat per seks vajzen nga Selaniku i Greqise e cila kishte ardhur si mike ne shtepine e familjes Picaku ne Mirdite.
E demtuara 21 vjecare nga Greqia kishte ardhur ne Shqiperi per te kryer nje martese fiktive me nje nga vellezerit e Agron Picakut ne Mirdite por vellai i madh i tij Leka tashme akuzohet se e ka shfrytezuar per prostitucion ne Mirdite dhe Lezhe.