E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reforma e integrimit merituan firmen e Bush"

Zedhenesi i Partise Demokratike, Gerti Bogdani, reagoi dje, pas deklarates se Deputetit te PS, Taulant Balla, i cili akuzoi qeverine se po saboton procesin e Stabilizim- Asociimit".

Gjate nje konference per shtyp Bogdani tha se, reformat e Shqiperise ne procesin e integrimit, merituan ne 24 tetor te ketij viti, firmen historike te Presidentit George W. Bush. "Me kete trillim te radhes, Rama perpiqet t'u mbushe mendjen shqiptareve se procesi i integrimit paska ngecur, por ne te vertet ajo qe ka ngecur eshte ora e z.Rama, qe vazhdon te enderroje se Shqiperia eshte ende 50 vite mbrapa", tha Bogdani. Sipas tij, reformat e Shqiperise u cilesuan nga 27 ministrat e vendeve anetare te BE ne deklaraten e Ljubljanes, si inspiruese per vendet e rajonit per nga suksesi i tyre, dhe se, keto reforma do te vleresoheshin edhe nga Komisioneri Evropian per Zgjerimin, Oli Rehn, si surprize e Shqiperise". Ai sqaroi se, proceset e integrimit te Shqiperise ne BE dhe NATO, jane te pandashme nga njera- tjetra, dhe se "retorikat, e vjetruara tashme te Rames jane thjesht perpjekje primitive te tij per te mbuluar nje realitet qe flet cdo dite e me shume vet".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›