E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj:Shkarkimi pa asnjë motivacion,Topalli ka shkelur rregulloren

Zv.Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, në një prononcim për mediat shprehet se "pasi është informuar nga media, ka komunikuar zyrtarisht me Strasburgun, nga ku është informuar për letrën e dërguar nga Topalli, letër në të cilën kërkohet zëvëndësimi i tij si kryetar dhe anëtar delegacioni, pa asnjë lloj motivacioni, me argumentimin se Biberaj ngarkohet me një detyrë tjetër. Gjithashtu Biberaj shprehet se "duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit, rezulton se Topalli e ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e Kuvendit, ka anashkaluar Kuvendin, si dhe ka marrë kompetencat e Kuvendit, gjë që përbën një precedent tepër të rrezikshëm për një vend demokratik".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›