E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ekonomia në krizë

Tiranë -Partia Socialiste deklaroi sot se në të gjithë vendin janë mbyllur qindra biznese të vogla për shkak të vështirësive ekonomike. Në një prononcim publik, nënsekretari për programin në selinë rozë Ilir Beqja, deklaroi se biznesi po goditet më tej, pavarësisht rritjes dyshifrore të prodhimit të brendshëm bruto të pretenduara nga qeveria. Beqja theksoi se qindra biznese si në Korçë, Fier, Durrës, Berat, etj janë mbyllur gjatë vitit 2008.

“Pra,vetëm në këto 4 qytete të vendit janë mbyllur në vitin 2008 më shumë se 1000 biznese të vogla. 2 herë më shumë se në vitin 2007. Këto biznese të vogla u mbyllën pasi nuk përballuan dot listën e gjatë të borxhlinjve që merrnin mall pa patur mundësi për të paguar. Është rënia e ndjeshme fuqisë blerëse të familjeve shqiptare që bëri që këto biznese të vogla t'i shtohen numrit të njerëzve në nevojë”-theksoi Ilir Beqja nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›