Koçi: Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e vërtetë

Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e vërtetë. Kështu u shpreh Kryetari i PS 91 Petro Koçi në njësinë bashkiake numër pesë në Tiranë. Sipas tij ndryshimin nuk e sjell pakti Rama-Berisha por politika e mirë,politika institucionale,politika që vendoset nën kontrollin e qytetarëve. Mbledhja në njësinë bashkiake numër pesë zgjodhi ekipin drejtues të partisë me kryetar z Arber Qilimi,ish deputet dhe përfaqesues socialist. Mbledhja u karakterizua nga diskutimi dhe pyetjet e përgjigjet për situaten aktuale politike dhe sidomos për perspektivën e së majtës në zgjedhjet e ardhshme.