Bibliotekat e lagjeve, kushtet, ulet numri i frekuentuesve
Edhe pse biblotekat e disa lagjeve në Tiranë janë në funksion, numëri i lexuesve të regjistruar me kartelë është i ulët. Frekuentuesit e rregullt janë ata të moshës së tretë, të cilët më së shumti shfletojnë shtypin e përditshëm. Në biblotekën e njësisë numër 7-të, e cila numëron 70-të mijë banorë, numëri i të abonuarve është 370-të, e ndërsa në minibashkinë 10-të, numëri i të interesuave shkon në 560-të.
Kushtet e sallave të leximit janë të kënaqshme, por lexuesit shprehen se ka një mungesë të theksuar të titujve të rinj.
Në kohën që teknologjia e informacionit ka arritur majat e saj, në këto bibloteka punohet akoma me skedarë dhe dixhitalizimi i tyre duket ende larg.
Shqetësuese gjithashtu është fakti që të rinjtë janë grupmosha e cila tregojnë më pak interes për frekuentimin e këtyre institucioneve.