E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen reshjet e dëborës, dimri mban peng juglindjen e vendit

Dimri vazhdon të mbajë peng qarkun juglindor të vendit, ndërsa në orët e natës së mbrëmshme janë rikthyer rreshjet e dëborës. Ndërsa mësimi është pezulluar për një afat të pacaktuar në shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe të mesëm prej ditës së premte, duket se kjo gjendje do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Por, gjatë mëngjesit të sotëm janë vërejtur probleme në disa akse nacionale të qarkut të Korçës, ndërsa janë rkthyer edhe njëherë zonat e izoluara nga bora. Duke iu referuar burimeve të policisë rrugore mësohet se aksi Korçë-Pogradec në Qafë Plloçë dhe në Grabovicë janë të kalueshëm vetem me zinxhirë pasi sasia e borës është e madhe për shkak të erës. Ndërkaq me zinxhirë qarkullohet dhe në segmentin Korçë-Vithkuq dhe Korçë-Dardhë dy zona të njohura turistike të zonës. Ndërkaq përsa iu përket akseve nacionale të tjera janë të hapura dhe pa probleme, por nuk paraqitet e njëjta situatë në zonat e thella malore. Si rezultat i rikthimit të reshjeve të bores, sërish janëkthyer në gjendjen e mëparshme zonat malore, që do të thotë se janë nën pushtetin e borës dhe të izolimit prej saj. Kështu sipas të dhënave zyrtare, mësohet se zona e Lekasit, Moglicës, por dhe fshatrat e zonës në Vikthkuqit si Panaritit, Orgocka, Grabocka, Shtika etj, paraqiten të izoluara bashkë me komunën e Novoselës në Ersekë, por dhe Mokra në Pogradec. Duke iu referuar burimeve nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve Nacionale sërish janë transportuatr gjatë ditës së sotme sasi kripe dhe skorje në akset nacionale për të përballuar një situatë të vështirë pasi priten reshje bore gjatë fundjavës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›