Vlorë, vodhi magazinën, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 20-vjecar nga po ky qytet pas rreth një muaji hetimesh lidhur me të. Uniformat blu bëjnë me dije se Julo Rrokaj, banues në lagjen “28 Nëntori” është njëri nga autorët e kërcënimit dhe vjedhjes në muajin dhjetor të një objekti, ku u vodh shuma prej 200 mijë lekësh në magazinën me artikuj ushqimorë me administratore shtetasen J. Lumaj. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet e Rrokaj i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vjedhje me armë”.