Bici: 250 mijë dosje legalizimesh kanë marrë vendim, mbeten edhe 235 mijë të tjera

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Dallëndyshe Bici deklaroi të mërkurën se, janë 250 mijë dosje legalizimi që kanë marrë vendim, teksa mbeten ende 235 mijë dosje për t’u përfunduar.
Në fjalën e saj gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, zonja Bici u shpreh se, “vendimi i Këshillit të ministrave përcakton qartë procedurën e bashkërendimit, bashkëpunimit të procesit të punës midis ASHK-së dhe 61 bashkive të vendit me qëllim përfundimin e procesit të legalizimit në të gjithë territorin e vendit”.
Bici tha se procesi i legalizimeve të ndërtimeve të jashtëligjshme ka nisur në vitin 2006. Deri në vitin 2013 janë legualizuar 20 mijë dosje me vendime përfundimtare. Në momentin aktual ka 250 mijë dosje të cilët kanë një vendimmarrje përfundimtare.
Megjithatë ngelet akoma punë për të bërë janë 237 mijë dosje të cilat presin të shqyrtohen dhe të kenë një vendim përfundimtar.
Ligji ka parashikuar si afatin përfundimtar për mbylljen e këtij procesi vitin 2028, por ASHK angazhohet që t’i japim një hov dhe një ritëm më të shpejtë sidomos në zonat e banimit dhe në zonat ku ju i keni zona prioritare.
“Ky është një fillim i mbarë dhe që do japë frytet e veta në interes të qytetarëve me qëllim mbylljen njëherë e mirë të procesit të legalizimit”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Dallëndyshe Bici.
/ rtsh.al /