Transporti urban në Shkodër, mungojnë standardet, shoqëria premton përmirësim

Linjat urbane janë zgjidhja që shumë qytetarë në Shkodër kanë për të mbërritur në destinacionin e tyre. Por çka i shqetëson qytetarët është shërbimi që kjo linjë ofron. Mos ajrimi dhe vonesat në orare janë vetëm disa prej shqetësimeve me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në autobusët e linjave urbane.
Drejtuesit e kompanisë së transportit publik bëjnë te ditur se shukmë shpejt do të ketë përmirësim të linjës.
“Po punohet për përmirësimin e shërbimit publik, besojmë që brenda shumë pak javësh do ta rregullojmë”, u shpreh Administrator i Shërbimit Urban, Melidon Dervishi.
Qytetarët shpresojnë që kjo situatë të ndryshoj dhe kushtet e shërbimit urban të përmirësohen.
/RTSH/