Delegacioni francez vizitë në bashkinë Korçë, në kuadër të procesit të binjakëzimit

Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, së bashku me stafin e tij ka pritur në një takim zyrtar delegacionin francez të Bashkisë Chambery në Francë, në kuadër të procesit të binjakëzimit mes dy bashkive.
Delegacioni nga Franca kryesohej nga Kryetari i Bashkisë Chembery, z.Thierry Repentin, dhe fokus kishte nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si kultura, edukimi, turizmi dhe bujqësia.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Francës, znj.Catherine Suard.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për punën që pritet të nisë së shpejti në lidhje me rihapjen e Liceut francez në Korçë, një kërkesë e Kryeministrit Edi Rama që u mirëprit nga Presidenti Emmanuel Macron, në vizitën e tij historike në vendin tonë.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/