Dasma e Skënderbeut në Vau Dejës, manifestimi kulturor u zhvillua në oborrin e Kishës së Shën Mërisë

Një ngjarje me rëndësi historike si ajo dasmës së Skënderbeut, heroit tonë kombëtar erdhi si një festë e bukur e organizuar në oborrin e Kishës së Shën Mërisë në Vau Dejës.
Në këtë objekt kulti mendohet se Gjergj Kastrioti lidhi kurorë me të bijën e krahinës së Vlorës, Donika Arianiti, një martesë e konsideruar edhe si një bashkim mes jugut dhe veriut të vendit. Personalitete të ndryshme nga politika, arti dhe komuniteti lokal ishin të pranishëm në këtë manifestim kulturor.
“Duke organizuar festa të tilla, ne arrijmë të përçojmë tek brezat e rinj historinë aq të lavdishme që ka bërë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti. Martesa e Gjergj Kastriotit dhe Donikes cilësohet edhe si bashkimi mes jugut dhe veriut”, u shpreh Kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
“Ta përjetojmë dasmën e Gjergj Kastriotit në kishën e Zonjës Mari”, u shpreh Simon Kulli, Arqipeshkëv në Dioqeza e Sapës.
Nën organizimin e poetes Valbona Lluka, kjo shfaqje pati detaje të kuruara artistike. Përkujtimi i kësaj martese erdhi e realizuar nga të rinjtë e Bashkisë Vau Dejës si një dasmë e vërtetë, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë.
/RTSH/