E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa ndal Tiranën në kryeqytet

Tirana humbi dy pikët e para në shtëpi gjatë nëntë javëve te para të këtij sezoni, por mund të pësonte humbjen e parë sezonale në barazimin 1-1 me Besën në ndeshjen mbyllëse së javës së 9-të të Kategorisë së Superiore. Presidenti i Republikes, Bamir Topi e trajneri i Kombetares, Ari Han ishin ne tribunen VIP

Bledar Mancaku me një goditje të bukur me kokë i dha avantazhin formacionit kavajas në minutën e 16-të, përpara se Jetmir Sefa i skuadrës kryeqytetase të barazonte me të njëjtën mënyrë në minutën e 62-të. Besa e mbylli me takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të sulmuesit Gerhard Progri në minutën e 81-të.    

Ky ishte barazimi i dytë rresht i Tiranës dhe i katërt sezonal, një sinjal jo shumë i ngrohtë i kryesuesve të Superligës, që tani ndodhen me vetëm 3 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë (16 pikë). Besa së bashku dhe Vllazninë e Shkumbinin ndajnë vendet 3-5, nga 15 pike secila.

E Diele, 02 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›