Biden- Scholz, bisedë telefonike për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën

Presidenti Biden, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Sipas një njoftimi për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, të dy liderët kanë përsëritur dënimin e tyre për tentativën e aneksimit të territorit ukrainas nga Rusia, si dhe kanë vënë theksin në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj brutale, si dhe për t’i ofruar siguri dhe ndihmë ekonomike Ukrainës.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në tregjet globale të energjisë, si dhe rëndësinë e sigurimit të furnizimeve me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Përveç kësaj, ata folën për përpjekjet për promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Whitehouse
/rtsh.al/