E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Biden, Macron, Scholz dhe Johnson: Do vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

Udhëheqësit e fuqive botërore ranë dakord se është e rëndësishme që një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të vijë sa më shpejt në Zaporozhye për të përcaktuar gjendjen e sistemeve të sigurisë.

Presidenti i SHBA, Biden foli me homologun e tij francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik Boris Johnson dhe katër liderët ranë dakord të vazhdojnë mbështetjen e Ukrainës, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Ata diskutuan gjithashtu situatën në termocentralin bërthamor të Zaporozhye të Ukrainës, duke përfshirë nevojën për të shmangur operacionet ushtarake në afërsi të termocentralit bërthamor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›