Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash me rreze të gjatë

SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi, ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden.
Komentet e tij pasuan raportet se administrata Biden kishte marrë në konsideratë dërgimin e sistemeve të avancuara të raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev.
Rusia ka deklaruar se çdo dërgesë të armëve të rënda do ta shohë si një përshkallëzim provokues.
Më herët, këshilltari ukrainas i mbrojtjes, Yuriy Sak, tha se vendit të tij i duheshin të ashtuquajturat sisteme raketash me shumë lëshime, të cilat kanë një rreze më të madhe se ajo që ka Ukraina për momentin, “për të korrigjuar çekuilibrin në artileri në lindje”./ BBC
/rtsh.al/