E Premte, 6 Nëntor 2026

Drejtoi makinën në efektin e alkolit, arrestohet bashkëshorti i Nancy Pelosit

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosit, është arrestuar në Napa të Kalifornisë pasi pretendohet se ka drejtuar automjetin me të cilin udhëtonte nën efektin e alkolit, raporton BBC.

Patrulla e Autostradave të Kalifornisë tha se Paul Pelosi ishte përpjekur të kalonte Rrugën e Shtetit-29 kur makina e tij u përplas nga një burrë 48-vjeçar që drejtonte një Jeep. Ndaj 82 vjeçarit u caktua një shumë garancie prej 5 mijë dollarësh.

Në momentin e arrestimit të bashkëshortit, Kryetarja Nancy Pelosi ndodhej në Rodhe Island në një fjalim në Universitetin Brown. Pelosi nuk ka dhënë komente për këtë çështje.

Paul Pelosi dhe Nancy Pelosi janë të martuar që nga viti 1963. Bashkë kanë pesë fëmijë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›