Vritet gazetari francez në Ukrainë, Macron: U qëllua për vdekje brenda autobusit që po evakuonte civilë

Një gazetar francez është vrarë në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili shkruan në Twitter se 32-vjeçari Frederic Leclerc-Imhoff ndodhej në një autobusi humanitarë bashkë me disa civilë të evakuuar, në momentin që është qëlluar për vdekje.
Sipas Frederic Leclerc-Imhoff, gazetari Leclerc-Imhoff kishte shkuar në Ukrainë për të treguar realitetin e luftës, ndërsa i ka shprehur ngushëllime edhe familjes së 32-vjeçarit.
“Gazetari, Frederic Leclerc-Imhoff ishte në Ukrainë për të treguar realitetin e luftës. Në bordin e një autobusi humanitar, së bashku me civilët e detyruar të iknin për t’i shpëtuar bombave ruse, ai u qëllua për vdekje. Unë ndaj dhimbjen e familjes, miqve dhe kolegëve të Frederic Leclerc-Imhoff, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia. Për ata që kryejnë misionin e vështirë të dhënies së informacionit në luftë, dua të ritheksoj mbështetjen e pakushtëzuar të Francës”, shkruan Macron në Twitter./ CNN
/rtsh.al/