Biden: Situata në Bjellorusi shqetësim i madh!

Situata në Bjellorusi me migrantët është në qëndrër të vëmendis nga institucinet më të larta ndërkombëtare. BE dhe SHBA janë të shqetësuara rreth asaj që po ndoh në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polinisë ku migrant të shumtë, dëshpërimisht kërkojnë të hyjnë në BE nëpërmjet Polonisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për situatën në kufirin polako-bjellorusi, ku mijëra emigrantë po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian. “Unë mendoj se është një shqetësim i madh. Ne ia kemi komunikuar shqetësimin tonë Rusisë dhe Bjellorusisë”, u tha Biden gazetarëve në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Moska është mbështetësi kryesor i liderit të vjetër bjellorus, Aleksandër Lukashenko. BE-ja akuzon Lukashenkon për inkurajimin e qëllimshëm të fluksit të emigrantëve nga ajri në Minsk dhe më pas për shoqërimin e tyre në kufijtë e vendit të tij me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, ku mijëra emigrantë tani janë të bllokuar në kushte të rënda. Të tre vendet kanë forcuar ndjeshëm sigurinë e tyre kufitare si përgjigje. Grindja e ashpër mes Minskut dhe Brukselit daton që nga zgjedhjet e diskutueshme në Bjellorusi në gusht 2020 dhe shtypja e dhunshme e Lukashenkos ndaj protestuesve. Që atëherë, BE-ja ka refuzuar ta njohë atë si udhëheqësin legjitim të vendit dhe ka vendosur sanksione.