Presidenti rus tha se i sheh stërvitjet e SHBA-së dhe NATO-s në detin e zi si ”sfidë serioze”

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një intervistë të transmetuar të shtunën se Moska i konsideroi stërvitjet e fundit në Detin e Zi nga SHBA dhe anijet e tjera të NATO-s si një sfidë serioze. “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO po kryejnë stërvitje të paplanifikuara në Detin e Zi. Jo vetëm një grup detar mjaft i fuqishëm është i përfshirë në këto stërvitje, por edhe aviacioni, përfshirë aviacionin strategjik. Kjo është një sfidë serioze për ne,” ai tha Putin në një intervistë për transmetuesin shtetëror Vesti.
Komentet e Putin, vijnë pasi Uashingtoni këtë javë ngriti alarmin mbi aktivitetet ushtarake ruse pranë kufirit të Ukrainës. Putin tha se ministria ruse e mbrojtjes “kishte një propozim për të mbajtur stërvitjet e veta të paplanifikuara në të njëjtat ujëra”. “Por unë besoj se kjo është e papërshtatshme dhe nuk ka nevojë të përshkallëzohet më tej situata atje”, tha ai.
Të mërkurën, kryediplomati amerikan Antony Blinken paralajmëroi Moskën që të mos bënte një tjetër “gabim serioz” në Ukrainë, ndërsa Uashingtoni kërkonte qartësi në lidhje me lëvizjet e trupave pranë kufirit.
BE-ja tha të premten se ishte gjithashtu e shqetësuar nga aktivitetet ushtarake ruse pranë kufirit të Ukrainës. Blloku 27-vendesh tha se po monitoronte situatën me partnerët, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë.
Akuzat vijnë në mes të tensioneve në rritje midis BE-së dhe Moskës për një bllokim të emigrantëve në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë aleate të Kremlinit.
Putini hodhi poshtë akuzat, duke thënë se “ai nuk i kishte parë ende këto deklarata alarmante”.