Biden mbërrin në Jordani pas vizitës së tensionuar në Izrael
Zv/Presidenti amerikan Joe Biden arriti te enjten në Jordani për të zhvilluar bisedime me mbretin jordan Abdullah pas një vizite të tensionuar në Izrael dhe territoret palestineze, ku ai kritikoi shtetin hebraik për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
Diplomati i lartë amerikan u ul në aeroportin ushtarak Marka në Amman pëpara takimit për bisedime për paqe me mbretin jordan Abdullah.
Njoftimi i Izraelit këtë javë, i planeve për ndërtimin e 1.600 vendbanimeve kolon në një zonë të Bregut Perëndimor, hedh hije mbi përpjekjet e SHBA për të rinisur paqen në Lindjen e Mesme.
Zëvendëspresident i SHBA-së qortoi publikisht Izraelin mbi planin e këtij vendimi, duke thënë se ishin minuar përpjekjet për arritjen e paqes pasi palestinezët ranë dakord në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja.
Pas bisedimeve të së mërkurës me krerët zyrtarë rusë në Moskë, properëndimori Abdullah kritikoi poltikën e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve duke e përshkruar atë si një pengesë për planet e paqes.
Zyrtërt amerikanë shpresojnë se bisedimet indirekte do të çojnë në negociatat e drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve në përpjekjen për t'i dhënë fund konfliktit prej gjashtë-dekadave.