E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden ne konferencen e Mynihut

Zhvillohet dita e dyte e konferences nderkombetare te sigurise, qe po mbahet ne Mynih te Gjermanise. Ministri i Jashtem gjerman ne hapje te takimit tha se ekziston nje mundesi per te arritur marreveshje ne çeshtje si çarmatimi apo te tjera qe lidhen me mbrojtjen. Zevendeskryeministri rus theksoi se ekziston mundesia per ndryshime historike. Sergei Ivanonv kerkoi nga Shtetet e Bashkuara te rinovojne paktin per çarmatimin dhe shtoi se planet per vendosjen e mbrojtjes raketore amerikane ne Evrope nuk e ndihmojne situaten. Kryetari i parlamentit iranian Ali Larijani tha se vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama per dergimin e nje emisari ne Lindjen e Mesme dhe per bisedime me vendet e ketij rajoni, perben nje hap pozitiv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›