Maqedonia në NATO, stabilitet për rajonin
Shkup - Maqedonia është e gatshme të anëtarësohet në NATO, pasi një zhvillim i tillë do të ndikonte në stabilitetin e rajonit. Sipas shefit të diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski, Maqedonia është faktor i rëndësishëm në strukturën e sigurisë në EJL, e cila fqinjë nuk i ka Norvegjinë dhe Suedinë, por Kosovën dhe Serbinë dhe kjo duhet të merret parasysh si një konstalacion ku kërkohet një qasje racionale ndaj sigurisë në rajon dhe një mundësi që kjo të mbindërtohet. Ai shtoi se pjesëmarrja e Maqedonisë në NATO dhe pjesëmarrja në misionet e Aleancës jashtë Evropës është tregues i mirë se Maqedonia është e gatshme të japë kontribut në NATO.