E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan bie dakord për paketën ekonomike

Uashington - Pas bisedimeve të ashpra, demokratët dhe republikanët në senatin amerikan kanë rënë dakord për një kompromis në lidhje me programin koniukturor. Sipas vullnetit të senatorëve, paketa duhet të përmbajë 780 miliardë dollarë. Me presionin e bërë nga republikanët opozitarë, projekti fillestar u shkurtua me më shumë se 150 miliardë dollarë. Shtëpia e bardhë përshëndeti kompromisin. Ditën e premte presidenti amerikan Barack Obama, kërkoi në një formë të ashpër aprovimin e paketës nga Kongresi. Nëse "lojrat partiake" nuk marrin fund atëherë ekonominë e kërcënon katastrofa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›