Izraeli ndërmerr një tjetër sulm ajror
Gaza - Izraeli ka ndërmarrë një tjetër sulm ajror kundër Gazës. Autoritetet e Hamasit kanë deklaruar se aeroplanët Izraelit kanë hedhur një sërë raketash në jug të Rripit të Gazës, aktualisht nën kontrollin e Hamasit. Në këtë sulm nuk ka pasur të vdekur. Dëshmitarët e organizatës, thanë se në shënjestër ishin tunelet në kufi me Egjiptin si dhe zonat e hapura në afërsi të qytetit Refah.
Kurse zëdhënësi i ushtrisë izraelite megjithëse i pohoi sulmet ajrore nuk dha detaje në lidhje me to.
Kurse zëdhënësi i ushtrisë izraelite megjithëse i pohoi sulmet ajrore nuk dha detaje në lidhje me to.