Pa besimin e serbëve nuk ka njohje të plotë të Kosovës
Prishtinë - Duke iu referuar vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ballkan, Paddy Ashdown, ish-përfaqësues i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë, ka deklaruar se administrata e presidentit Barack Obama ka gjetur rrugën e duhur për të trajtuar situatën në Ballkan, duke u përqendruar fillimisht në vlerësimin e situatës.
Ashdown, në një intervistë për BBC ka thënë se mesazhi i Bidenit në emër të administratës do të jetë se Amerika mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar stabilizimin e situatës në Ballkan, por ajo ka nevojë edhe për ndihmën e partnerëve të saj: Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve progresistë vendas.
I pyetur ndërkaq nëse SHBA-të, që kanë mbështetur Kosovën gjatë viteve të fundit, dhe janë një prej mbështetësve më të zjarrtë të pavarësisë, mund të bëjë më shumë për Kosovën – Ashdown ka thënë se “përgjigja u takon autoriteteve kosovare”.
“Rruga e vetme përmes së cilës Kosova mund të arrijë të njihet si vend më vete nga të gjithë shtetet, është se tani ata duhet të veprojnë në mënyrë të tillë që të gjithë komunitetet e Kosovës, serbët dhe shqiptarët, të ndjehen të sigurt, t'u mbrohen të drejtat dhe të trajtohen si të barabartë”, ka thënë ai.
Ashdown vlerësoi se mesazhi i rëndësishëm për Prishtinën është se ka ende shumë punë për të bërë që në veçanti, komuniteti serb i Kosovës, të ndjehet në atdheun e vet.
“Mund të duhet shumë kohë për ta fituar besimin e komunitetit serb, por është momenti që të fillohet nga puna për këtë. Për sa kohë nuk është arritur dhe deri në momentin kur të arrihet kjo, njohja e plotë e shtetit të Kosovës, nuk do të ndodhë”, ka thënë ai. /BBC/