Biden nis turneun në Europë, bisedime për mbështetjen e aleancës së NATO-s ndaj Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nisi nga Britania e Madhe udhëtimin e tij në tri vende në Europë, udhëtim i cili do të jetë i dominuar nga samiti i NATO-s që synon të tregojë solidaritin e perëndimit me Ukrainën në luftën ndaj Rusisë.
Biden mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me mbretin Charles III-të për herë të parë që nga kurorëzimi i tij në maj, për të zhvilluar bisedime kryesisht në çështjet mjedisore- njoftoi Shtëpia e Bardhë. Biden do takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Rishi Sunak.
Zëdhënësi i Sunak tha se diskutimet e tyre do të jenë mbi samitin dhe Ukrainën. Të martën dhe të mërkurën Biden do të jetë në Lituani dhe të ndalesa e fundit e tij do të jetë në Helsinki për bisedime me liderët e anëtarit më të ri të NATO-s, Finlandën.
Përpara se të nisej për në samitin e NATO-s, presidenti i amerikan tha se Kievi nuk është gati për anëtarësim në aleancë, duke pohuar se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se vendi të marrë një ftesë për anëtarësim.
Gjatë një interviste për CNN, Biden u shpreh se megjithëse është herët të flitet për përfshirjen e Ukrainës në Aleancë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armët e nevojshme për t’u mbrojtur kundër pushtimit të pajustifikuar rus.
Gazetar Artur Mata
/RTSH/