E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Furnizimi i Ukrainës me bomba thërrmuese, Biden në Mbretërinë e Bashkuar, takohet me Sunak dhe Mbretin Charles

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, pas dyshimit të ngritur prej Britanisë dhe Kanadasë për thirrjen e tij për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë.

Gjatë kësaj të hëne (10 korrik), presidenti amerikan do të takohet me Kryeministrin britanik, Rishi Sunak me të cilin pritet të diskutojë për çështje të ndryshme, duke u ndalur më kryesisht te lufta në Ukrainë.

Kjo pasi, ka qenë Sunak ai i cili ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Presidenti Biden, lidhur me njoftimin për dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë.

Sakaq, gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Biden do të takohet gjithashtu me Mbretin Charles III, për herë të parë që nga kurorëzimi i tij.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja janë ndër vendet që shprehën shqetësimin për furnizimin me bomba të Ukrainës, pasi sipas tyre, rreziku që paraqesin për civilët, është mjaft i lartë.

Nga ana tjetër, SHBA thotë se ato janë të nevojshme sepse rezervat e armëve të Ukrainës po pakësohen.

Bombat thërrmuese zakonisht lëshojnë shumë bomba më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë. Bombat e pashpërthyera mund të qëndrojnë në tokë me vite përpara se të shpërthejnë.

SHBA thotë se ka marrë garanci me shkrim nga Kievi se trupat ukrainase nuk do të përdorin armët në Rusi apo në zonat urbane.

Anëtarët e NATO-s, një aleancë ushtarake e 31 vendeve perëndimore, do të takohen as në Vilnius të martën dhe të mërkurën (11-12 korrik), ku rritja e rezervave të municioneve dhe rishikimi i planeve të mbrojtjes do të jenë në rendin e ditës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›