E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm me thikë në një kopësht fëmijësh, vriten 6 persona, arrestohet autori 25-vjeçar

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një kopësht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.

Tre fëmijë, një mësues dhe dy prindër janë viktimat nga sulmi i kësaj të hëne.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të sulmit, 25-vjeçarin Wu në qytetin Lianjiang.

Kina ka parë një sërë sulmesh me thika vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.

Në gusht të vitit të kaluar, një sulmues me thikë sulmoi një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Jiangxi, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Në prill 2021, dy fëmijë vdiqën ndërsa 16 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi masiv me thikë në qytetin Beiliu, në Rajoni autonom Guangxi Zhuang . Në tetor 2018, 14 fëmijë u plagosën në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në Chongqing , në jug-perëndim të Kinës.

Autoritetet kineze kanë rritur sigurinë rreth shkollave që nga viti 2010. Atë vit, Ministria e Sigurisë Publike u kishte kërkuar autoriteteve vendore që të “godisnin me vendosmëri” aktivitetet kriminale për të garantuar sigurinë e mësuesve dhe studentëve.

Pas sulmit të prillit 2021, Ministria e Arsimit urdhëroi gjithashtu stërvitjet e evakuimit emergjent në shkolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›