Negociatat Putin-Erdogan, shpresa e vetme për të zgjidhur marrëveshjen e grurit

Bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Turqisë Reçep Tajip Erdogan shihet si shpresa e vetme për të zgjatur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi që do të përfundojë javën e ardhshme.
Marrëveshja e Detit të Zi, e ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik 2022, synonte të parandalonte një krizë globale ushqimore duke lejuar që gruri ukrainas i bllokuar nga pushtimi rus të eksportohej në mënyrë të sigurt nga portet e Detit të Zi.
Duke cituar një burim të paidentifikuar të njohur me negociatat, agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA, raporton se nuk ka optimizëm për zgjatjen e marrëveshjes – një pozicion që Moska e ka përsëritur shpesh javët e fundit, transmeton Al Jazeera.
“Praktika jonë tregon se janë negociatat midis dy liderëve që janë në gjendje të ndryshojnë situatën, periudha e vështirë aktuale nuk bën përjashtim. Sot, kjo mbetet shpresa e vetme”, citon RIA të ketë thënë burimi.
/rtsh.al/