E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm disa ditë pasi rezultoi negativ. Lajmi u bë i ditur nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

Biden ishte mjekuar me ilaçin Paxlovid, i cili ka raportuar raste të shumta të reduktimit efektiv të ngarkesës virale të COVID.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se Biden nuk ka rishfaqje të simptomave dhe vazhdon të ndihet mjaft mirë dhe, si rezultat, nuk do të marrë mjekime.

Megjithatë ai do të qëndrojë në izolim. Biden doli nga izolimi të mërkurën pasi rezultoi negativ në testet e njëpasnjëshme të antigjenit, duke festuar kthimin e tij në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Mjeku i Biden tha se Presidenti nuk po përjeton asnjë simptomë, por se ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›