Përmbytje vdekjeprurëse në Kentucky të SHBA, evakuohen me mijëra banorë! Stuhitë pritet të vijojnë

Kentucky lindor në SHBA është prekur nga përmbytjet më të mëdha në historinë e saj, ku në një kohë tepër të shkurtër rrebeshe të mëdha shiu në zonë mbuluan shtëpitë me ujë. Nga këto përmbytje kanë humbur jetën me dhjetëra person, por mbetet ende e paqartë se sa është numri i real i viktimave.
Shtëpitë, ndërtesat dhe gjithçka tjetër në Kentucky ndodhet nën ujë, ndërsa shqetësues është fakti se stuhitë dhe reshjet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim. Me mijëra banorë janë evakuuar.
Guvernatori Andy Beshear teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme, duke e cilësuar fatkeqësinë si “një nga ngjarjet më të këqija, më shkatërruese të përmbytjeve në historinë e Kentucky”.
Përmbytjet ndodhën në një kohë shumë të shkurtër duke i kapur banorët në befasi dhe për këtë autoritet i tremben faktit se viktimat do të jenë në një numër të lartë.
Ndërkohë që një pjesë e SHBA përballet me përmbytje të mëdha, një pjesë tjetër po përjeton thatësi dhe temperatura ekstreme duke nxjerrë në pah ndikimet e ndryshimeve klimatike.
/rtsh.al/