E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden siguron Thaçin: SHBA mbështet aspiratat e Kosovës

WASHINGTON - Kryeministri i Kosovës i vazhdoi të enjten aktivitetet në Uashington me një takim në Shtëpinë e Bardhë me zv/presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden. 

Zv/presidenti amerikan e përgëzoi kryeministrin Thçi për sukseset e deritanishme dhe ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe popullin e saj, si dhe aspiratat e tyre euro-atlantike.

Zoti Biden përsëriti shumë nga vlerësimet që bëri dje Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton. Ajo e përgëzoi kryeministrin e Kosovës për marrëveshjet e fundit me Serbinë, të cilat i cilësoi si një hap më tej për Kosovën drejt përfshirjes plotësisht në gjirin e komunitetit të kombeve.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i vazhdon sot aktivitetet në Qendrën për Studime Strategjike e Ndërkombëtare, ku flet për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, si dhe dinamikën e zhvillimeve aktuale rajonale.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›