E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, ura e Beçishtit në gjendje alarmante, rrezikohet jeta e banorëve

TEPELENË- Ura e Beçishtit, një nga urat e vjetra mbi 100 vjecare në komunën Qendër në Tepelenë, rrezikon jetën e banorëve, si pasojë e mungesës së investimeve. 

Ajo lidh 5 fshatra me qytetin e Tepelenës dhe cdo ditë aty kalojnë dhjetëra banorë, duke përfshirë edhe fëmijët, çka përbën rrezik për jetën e tyre.

“Është kërkuar herë pas here pranë ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile një ndërhyrje për rikosnstruksionin total të saj sepse gjendja është katastrofale. Rrezikon cdo ditë jetën dhe shëndetin e nxënësve dhe banorëve që kalojnë mbi të. Nga ana jonë janë plotësuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për celjen e këtij fondi , por deri më sot nuk kemi parë asgjë”, tha Redi Rama, kreu i komunës Qendër Tepelenë.

Në territorin e komunës Qendër në Tepelenë janë disa ura të tilla 100 vjecare, të cilat të ndodhura në gjendje të mjeruar rrezikojnë jetën e banorëve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›