Shkodër, konfiskohen mijëra paketa cigaresh kontrabandë
SHKODËR- Drejtoria e Hetimit Tatimor në Shkodër ka bërë të mundur konfiskimin e 4500 paketave cigare pa pullë fiskale dhe 14 000 paketa të tjera me pullë fiskale por të pashoqëruara më faturë tatimore, në total 18 mijë e 500 paketa cigaresh.
Sipas burimeve të policisë cigaret janë gjetur në mjetin me targa SH 0855 E , në pronësi të shtetasit Besnik Lishi, po ashtu edhe në banesën e këtij të fundit.
Lishi është shoqëruar në polici dhe po hetohet për veprën penale të transportimit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë.
(ma.ar/BalkanWeb)