E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie Skenderbeu Vllaznia merr kreun

Korcaret shkaterrohen ne Peqin nga super-Kuli Tirana ben detyren me Bylis

Bie miti i Skenderbeut. Skuadra e drejtuar nga Shkelqim Muca kthehet me kembe ne toke. Pas investimeve te medha ne merkato emrave te medhenj te afruar dhe dy fitoreve ne dy javet e para te Kategorise Superiore korcaret thyhen ne Peqin. Ata qe dukeshin si pretendentet kryesore gjate pasdites se djeshme nuk kane trembur askend. Shkumbini ka dominuar lojen nga fillimi ne fund dhe fale nje super-Bekim Kuli kane marre tri piket e para ne kete sezon duke fituar me rezultatin 3-1.

Festa ka qene e gjitha e peqinasve klubi ka inauguruar tapetin e ri te fushes tifozet jane paraqitur te shumte ne stadium ne mbeshtetje te skuadres se zemres per nje sfide mjaft delikate ndersa skuadra duket se ka ndryshuar sjellje ne fushe me emerimin e trajnerit Agim Canaj. Vendasit kane vendosur ritmin e tyre ne loje dhe per te zhbllokuar shifrat kane mjaftuar vetem 32 minuta loje. Bekim Kuli perfiton nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes korcare dhe nga pozicioni i priret ne kufi te zones leshon nje te djathte te pakapshme per Shehin. Shkumbini kalon ne avantazh ndersa ky ishte goli i pare qe portieri 33-vjecar pesoi ne kete sezon. Megjithate makthi i gardinit sapo kishte filluar. Ne te 42-ten eshte serish Kuli ai qe finalizon nje aksion te peqinasve nga e djathta pas harkimit te shkelqyer te Mustafajit. Ne minutat shtese te pjeses se pare Skenderbeu krijon iluzionin se mund te rihapte lojen. Bledi Shkembi dergon ne rrjete nje top qe mbrojtesit kundershtare nuk arriten ta largonin me nje goditje te sakte nga jashte zones. Muca tenton gjithcka ne fraksionin e dyte te lojes ndersa korcaret kane provuar ne disa raste te barazojne. Megjithate pasaktesia perpara portes e kombinuar me diten e keqe te repartit difensiv te korcareve kane rezultuar fatale. Vetem tete minuta perpara fundit te takimit mbrojtesit miq behen perseri protagoniste negative me naivitetin e shfaqur duke i dhuruar Kulit nje gol te thjeshte. Merita eshte e gjitha e Gjyles qe kembengul nga e djathta dhe pavaresisht se ishte i shtrire ne zone arrin ta shtyje topin duke nxjerre jashte loje portierin Shehi dhe dy mbrojtes te cilet po e shoqeronin sferen jashte vijave kufizuese te fushes. Nje dhurate te cilen Kuli nuk e refuzon ai firmos tripleten personale dhe mbyll virtualisht ndeshjen.

Nga hapi fals i Skenderbeut ajo qe perfiton me teper eshte Vllaznia. Shkodranet kane mposhtur 2-1 Lacin por asgje nuk ka qene e lehte. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica treguan se ishin paraqitur me pretendime ne Shkoder dhe kane luftuar deri ne fund. Rezultati u zhbllokua nga Sinani ne te 34-ten megjithate festa e vendasve zgjati vetem tri minuta. Ne te 37-ten Laci ka barazuar me shqiptaro-maqedonasin Selimi. Per ti dhene tri piket trajnerit Radonjic i cili eshte kontestuar ashper nga tifozet per zevendesimin e Sinanit ka menduar pikerisht nje lojtar stoli Ndricim Shtubina i cili shenon ne te 85-ten duke u dhene shkodraneve kryesimin dhe vulos disfaten e pare te Lacit. Ne ndeshjen tjeter Tirana ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin e vendit te fundit. Heroi i bardhebluve ishte sulmuesi kroat Pero Pejic me dy gola te realizuar ne pjesen e pare te lojes ndersa barazimi i perkohshem i Popovic nuk u ka mjaftuar ballshioteve qe te marrin piken e pare ne elite.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›