E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshtjellat e reja shqiptare

Celet ne Itali ekspozita personale e artistit Driant Zeneli. Ne Milano Zeneli shfaqet me nje projekt krejtesisht te vecante qe ka te beje me keshtjellat e reja shqiptare ato qe vijojne te ndertohen prej fillimit te viteve 90-te si hotele e restorante me qellim terheqjen e turisteve

Postieri Ferdinand Cheval pa asnje njohuri ne arkitekture dhe ne materialet e ndertimit ne vitin 1879 nis te ndertoje pallatin e tij ideal. Shpenzoi 33 vite te jetes se tij per ta ndertuar ate shpesh ndertonte edhe naten me ndihmen e nje llambe me vaj e per kete ndermarrje absurde per kohen banoret e fshatit e konsideruan te cmendur. Per te ndertuar Pallatin ideal qe sot ne France eshte teper i vizitueshem Cheval u frymezua prej stileve te ndryshme arkitektonike me frymezime nga Bibla dhe mitologjia indiane...

Pikerisht ky arkitekt francez i eshte kujtuar artistit te ri shqiptar Driant Zeneli teksa ka pare buze rrugeve te pothuajse cdo qyteti por edhe fshati ne Shqiperi keshtjella te ndryshme qe kane ngritur krye si kerpudhat pas shiut. Jane restorante e ndonjehere edhe hotele. Kureshtjen e zgjojne per shume arsye... Po ndertohen te tilla pa fund jane imitime dhe per shkak te ketij pasioni te cuditshem shqiptar qe drejtohet per nga Mesjeta. E duke pasur parasysh te gjitha keto Driantit i ka lindur ne mendje te realizoje nje projekt artistik te cilin e ka quajtur This is a Castle Kjo eshte nje keshtjelle. Ne ndjekje te pyetjes Sa Ferdinand Cheval do te kete ne Shqiperi ne te ardhmen Driant Zeneli ka ftuar galeristen Ida Pisani dhe kuratorin Denis Isaia ta ndjekin ne nje udhetim mes keshtjellave te reja shqiptare. Punonjeses se galerise i ka kerkuar ta fotografoje dhe te fotografohet para ketyre ndertesave te reja ndersa kuratorit te mbaje nje ditar udhetimi per te rrefyer kete eksperience.

Ashtu si ne tablote e medha te realizmit socialist deshmoheshin vlerat e punes se kolektivizimit edhe ne fotografite qe do te ekspozohen artisti dhe galeristja deshmojne endrrat tekat dhe kontradiktat e panorames mesjetare me te cilen Shqiperia po interpreton rilindjen e vet kulturore si dhe qasjen e saj ndaj kapitalizmit. Duke nisur prej vitit 1993 individe te ndryshem te frymezuar imazhe eklektike deshire per te qene te vecante dhe per te poseduar kane nisur te ndertojne keshtjella si restorante dhe hotele. Pjesa me e madhe e tyre jane te ndertuar prej emigranteve qe jane kthyer ne vend keshtjellat shihen si te cuditshme pika te reja referimi te peizazhit postkomunist zevendes te bunkereve te ndertuar nga kineze ne fundin e viteve 60-te. Ne jemi si ikonat anonime te socializmit deshmojme me pranine tone gjendjen e keshtjellave. I certifikojme te turistet si objekte qe duhen vizituar shkruhet ne ditarin e mbajtur prej kuratorit gjate udhetimit ne Shqiperi. Kemi fotografuar te gjitha keshtjellat. Ndoshta ndonje edhe mungon po ku i dihet po ndertohen ngado te tilla mbi te gjitha jashte qyteteve... vijon me tej ai.

Ky projekt rrefen ndryshimet sociale ekonomike dhe arkitektonike qe Shqiperia po kalon si dhe corientimet qe vijne nga Perendimi drejt Jugut dhe Lindjes dhe prej andej kthehen te riperpunuara. Fotografite e ketij udhetimi bashke do te ekspozohen me 17 shtator ne Prometeogallery ne ekspoziten personale te Driant Zenelit ne Milano. Puna e artistit i cili ka perfunduar studimet ne Itali vjen si nje studim mes te rejave te artit bashkekohor te cilat zgjedh ti percjelle permes videos ose fotografise. Me veshtrim ironik ai sheh evoluimet e shoqerise bashkekohore dhe mekanizmat e natyres njerezore. Ai eshte fituesi i konkursit nderkombetar te artit bashkekohor Onufri 2008 dhe i cmimit me te rendesishem per artistet e rinj ne Itali Young European Artist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›